Pas pak ditësh në kryeqytet do të hapet një parking i ri nëntokësor, i treti për nga natyra. Lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në një postim në rrjetet sociale ku shkruan se parkingu i ri nëntokësor do të jetë te rruga e Elbasanit, poshtë Këndit të Lodrave 7 xhuxhat.