PELESHI

Zv.Kryeministri Niko Peleshi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë, deklaroi për mediat se Partia Socialiste si rrugë të sajën njeh vetëm strategjitë, ndryshe nga LSI që përdor taktika. Peleshi mohoi përdorimin e taktikave nga partia që ai përfaqëson ndaj aleatëve të saj qeverisës.

Niko Peleshi qëndroi brenda vijës së partisë kur u pyet në lidhje me shkarkimin e Ylli Manjanit. Sipas tij shkarkimi i Manjanit ishte i drejtë.

Kjo deklaratë e zv.Kryeministrit vjen pas ngjarjeve të fundit politike në vend ku marrëdhëniet janë të tensionuara mes koalicionit qeverisës. Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste erdhi menjëherë pas ndryshimeve të fundit në qeveri dhe përplasjes në distancë mes PS dhe LSI me justifikimin zyrtar se do diskutoheshin çështjet e organizimit zgjedhor…