Asambleja e padagogëve të të gjitha fakulteteve të Universitetit të Tiranës ka dalë sot me vendimin për fillimin e një greve të përgjithshme në 1 shkurt, nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen nga qeveria. Aktivizmi i trupës mësimëdhënëse u nxit që në fillim të këtij viti pas dhunës policore që u ushtrua mbi studentët protestues, passsë së qeverisë ndaj kërkesave të tyre dhe sidomos pas njohjes me dy Vendime të Këshillit të Ministrave që tkurrinin autonominë universitare deri tek përzgjedhja e librave të leksioneve nga ministria.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Dita historike e pedagogeve qe u frymezuan nga studentet

Prdagogët që pas mbledhjes së katër asambleve të fakulteteve (Shkenca sociale, Filologjik, Gjeologji miniera dhe shkencat e natyrës) e kishin paralajmëruar mbledhjen e asambles së përgjithshme që do të kërkonte rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë kanë shkuar edhe më tej në kërkesat e tyre.

Mark Marku, pedagog dhe drejtues i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Histori-Filologjisë, që ndodhej në presidiumin e tubimit ka theksuar sese qeveria ka ndërhyrë në autonominë akademike. “Ne me VKM-të e fund dhjetorit jemi shndërruar në një universitet pa kurrfarë autonomie. A do ta pranojmë ne këtë? A jemi ne një trupë e vdekur siç shpreson qeveria? Është koha dhe kemi të gjitha mundësitë për të reaguar”, ka bërë thirrje Marku.

I gjithë diskutimi i frymëzuar edhe nga qëndresa e studentëve është zhvilluar në këtë frymë. Dhe në përfundim të tij është dalë me kërkesën gati ultimative për greve të pedagogëve nëse qeveria nuk tërheq VKM-të që cënojnë lirinë akademike, nuk pranon diskutimin për rrëzimin e reformës në arsim, dhe nuk rrit buxhetin për arsimin e lartë.

Një kërkesë specifike ka qenë edhe ajo për ndalimin e sulmeve që denigrojnë figurën e pedagogut. I vënë në hall nga protesta studentore kryeministri Rama u përpoq të luante me manovrën perfide të kundërvënies së studentëve ndaj mësimdhënësve të tyre. Ai shkoi deri aty sa të kërcënonte se do të bashkohej me revoltën e të parëve për tiu kundërvënë të dytëve. Por kjo strategji ka marë përgjigjen e duheur e cila do të sendërzohet në grevën që pedagogët do të nisin në 1 shkurt.

6 vendimet e Asamblesë së Universitetit të Tiranës

1. Mbështetja për kërkesat studentore

2. Anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe fillimin e procedurave për fillimin e procedurave për hartimin e një ligji të ri

3. Rritjen e buxhetit për arsimin publik

4. Anulimi i menjëhershëm të VKM-ve të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike