ilir_beqja_me_kapuc_10270_0_1
Opozita ka vijuar edhe sot akuzat e saj ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Deputetja Albana Vokshi tha se Ministria e Shëndetësisë ka dhënë miliona lekë në mënyrë korruptive për spitale private dhe klinika. Sipas Vokshit këto parë janë dhënë për trajtime mjekësore që nuk janë kryer kurrë. Deputetja e PD-së tha se këto shkelje janë evidentuar në raportin e KLSH-së për veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2014.

Janë evidentuar më shumë 90 milionë lekë të dhëna në klinika për trajtime që ato nuk i kryejnë, apo për trajtime që janë kryer në spitale brenda vendit (fq 44) në kundërshtim me VKM-në. Mbi 60 milionë lekë janë rimbursime për trajtime në vite të mëparshme që nuk parashikohen fare në vendimin e qeverisë (fq 45-46). Gjatë pagesave, konstaton KLSH-ja, u gjenden edhe raste rimbursimi pacientësh që nuk jetojnë më. Pra, as të vdekurit s’i kanë kursyer për të vjedhur fonde.Një kërdi me qindra milionë lekë që shpërndahen nga Ilir Beqa në miq e klientë, sipas interesave të tij, në kundërshtim me ligjin”, tha Vokshi.

Më tej Vokshi i bëri thirrje Prokurorisë që të hetojë me shpejtësi dhe në mënyrë të plotë këto akte të rënda korruptive, të kryera nga ministri Ilir Beqaj, të cilin opozita e etiketon si “kampionin e korrupsionit”.