basha-meta
PD dhe LSI bashkojnë votat për të zgjedhur kreun e ri të Këshillit të Qarkut Dibër. Hajri Laçi ishte kandidat i propozuar nga LSI-ja, por arriti të zgjidhej pas marrjes së votave të këshilltarëve të PD-së.

Në minutat e fundit PD-ja e tërhoqi nga gara kandidatin e saj, Sabri Laçi, ndërsa shumicën përballë kandidatit të PS-së, e fitoi emri i propozuar nga LSI-ja.

Ndoshta kemi të bëjmë me një “hakmarrje” të LSI-së ndaj PS-së. Kjo e fundit i mori kryetarin e Këshillit të Qarkut Gjirokastër, me një votë më shumë.

Në këtë qark, LSI votoi kundër kandidatit të propozuar nga PS-ja. E njëjta histori ndodhi edhe në Shkodër. Të gjitha këto dëshmojnë që marrëdhëniet në bazë mes dy partive të koalicionit nuk janë të mira. Ftohja vërehet edhe mes Ramës e Metës.

Gjatë gjithë kësaj verë mediat kanë folur për krisje të raporteve mes tyre, megjithatë ata vazhdojnë e kanë mohuar diçka të tillë.