edi-rama-shpetim-idrizi-lsa-sakte-mars-2015_0
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kërkon që partia e tij të marrë drejtimin e një ministrie në kabinetin qeveritar. Deklarata erdhi gjatë një dalje para mediave, ku Idrizi foli për rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit, zgjedhje në të cilat PDIU fitoi tre bashki: Rrogozhinë, Konispol dhe Peqin. Ai vlerësoi procesin zgjedhor dhe faktin që konfliktualiteti ishte i ulët. Sa i përket ministrisë, nuk dihet nëse Rama do të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar. Vetë Idrizi u zgjodh pak para zgjedhjeve në postin e nënkryetarit të Kuvendit, ndërkohë që ende disa drejtues të PDIU-së vazhdojnë të jenë në postet që mbanin gjatë kohës së qeverisë “Berisha”.