de

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat që është zhvilluar sot paradite është diskutuar në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor mbi ashpërsimin e dënimeve për ata që shitblejnë votën. Kreu i PD-së, Lulzim Basha kishte vendosur t’i prezantonte vetë ndryshimet që PD kishte propozuar për rritjen e penaliteteve për ata që tentojnë të shesin apo blejnë votën.
Gjatë kohës kur kreu i PD-së, Basha ka shpjeguar ndryshimet është ndërprerë nga deputeti demokrat Astrit Patozi. Përmes batutës, Patozi i ka kërkuar Bashës shpjegime se sa dënohet një deputet që shet mandatin.
“Kryetar dëgjova që një qytetar që tenton të shes apo të blejë votën dënohet nga 1 deri në 7 vite burg. Dua të di sa dënohet një deputet që vendos të shes mandatin dhe të kaloj me një forcë tjetër politike i cili ka marrë me mijëra vota? E them këtë se me këtë logjikë duhet të dënohej me burgim të përjetshëm. Meqë ne dënimin me vdekje nuk e kemi”, – ka thënë me batutë Patozi shkruan “Panorama”..