AJOLA 2
Ajola Xoxa është një nga përfaqësueset ligjore me të drejta të plota e kompanisë “Xhoi Co21 sha”, me administrator dhe pronar Amiran Dzanashvilin, (i arrestuar së fundmi për prostitucion në Rumani) dhe i hetuar në Shqipëri për pastrim parash dhe evazion fiskal.
Në autorizimin e botuar nga lapsi.al, Ajola Xoxa dhe tre juristë të tjerë janë ngarkuar nga Dzanashvili për të kryer veprime në emër të kompanisë Xhoi Co21, përfshi edhe ato pranë QKR për kalimin e aksioneve të kësaj shoqërie nga shtetasit Ervin Canollari dhe Mark Frroku në favor të shtetasit gjeorgjiano- izraelit Amiran Dzanshavilit dhe izraelitit tjetër, Ofer Nimrodi.
Autorizimi i Amiran Dzanashvilit më 24 prill 2013 ku u jep të drejtë katër juristëve shqiptarë (mes tyre Ajola Xoxës) të veprojnë në emër të tij për transferimin e aksioneve të Xhoi Co21
Ky autorizim normal ligjor, nuk do të përbënte ndonjë rast të veçantë nëse prokuroria shqiptare nuk do të kishte dyshime të forta, për të cilat është edhe duke hetuar, se në skemën e shit- blejrjes së aksioneve të kompanisë së lojrave të fatit Xhoi Co21, fshihet një aferë kriminale e pastrimit të parave.
Në dosjen e prokurorëve është edhe kjo shkresë e Dzanashvilit, i cili më 24 prill 2013 autorizon juristët shqiptarë të bëjnë veprimet për ndryshimet e pronësisë në këtë kompani. Disa nga këta juristë kanë nënshkruar edhe kontratat (si përfaqësues ligjorë) të shit- blerjes së aksioneve në emër të shtetasve izraelitë.
Por përpara kësaj shkrese, prokurorisë i rezulton se Dzanashvili kishte bërë një kontratë për të blerë 50 përqind të aksioneve të Xhoi në 13 dhjetor 2012, në shumën 2 milion euro. Këto aksione iu blenë shtetasit Ervin Canollari, dhe Dzanashvili u bë kështu aksioner me Mark Frrokun, i cili kishte 50 përqind të tjera të shoqërisë. Po në këtë datë, asambleja e aksionerëve caktoi Amiran Dzanashvilin si administrator të shoqërisë.
Kontrata e 13 dhjetorit 2012 ku Dzanashvili i blen Canollarit 50 përqind të aksioneve për 2 milion euro dhe më pas emërohet administrator i Xhoi Co21. Kjo kontratë nuk dihet nëse është anulluar, por katër muaj më pas Dzanashvilit nënshkruan një tjetër ku i blen Canollarit 35 përqind të aksioneve për 300 mijë euro.

Me këtë funksion, pra atë të administratorit, Dzanashvili ka autorizuar, më 24 prill 2013, katër juristët shqiptarë, që të bëjnë veprimet e tjera që thuhen në autorizim. Por këto veprime flasin për një tjetër shit- blerje aksionesh përsëri nga Canollari tek Dzanashvili, ndërkohë që Canollari nuk do të duhej të zotëronte më aksione pasi i kishte shitur ato katër muaj më parë në vlerën e 2 milion eurove. Ndoshta kontrata e dhjetorit mund të jetë anulluar (megjithatë Dzanashvili mbetet administrator?!) dhe një tjetër shitje ka ndodhur. Kështu, sipas kontratave që tashmë janë në duart e hetuesve, më 25 prill 2013 (një ditë pas autorizimit) Canollari i ka shitur Dzanashvilit 35 përqind të aksioneve për 300 mijë euro, ndërsa 15 përqind të tjera ia ka shitur shtetasit tjetër izraelit Ofer Nimrodi për 1 milion e 800 mijë euro. Pra brenda të njëjtës datë, 35 përqind shiten për 300 mijë dhe 15 përqind për 1.800.000.
Dy kontratat e 25 prillit 2013 (për të cilat autorizohen juristët shqiptarë të bëjnë veprimet pranë QKR) ku 35 përqind iu shitën Dzanashvilit nga Canollari për 300 mijë euro dhe 15 përqind iu shitën Ofer Nimrodit për 1.800.000 euro.

Dhe këtu, prokurorët kanë ngritur dyshime të forta dhe pritet të marrin në pyetje edhe juristët shqiptarë që përfaqësojnë interesat e Dzanashvilit këtu, mes tyre edhe Ajola Xoxa. Ata pritet të pyeten edhe për faktin se vetëm pas një muaji nga ky transaksion, më 20 maj 2013, Dzanashvili i bleu aksionerit Mark Frroku 20 përqind të aksioneve në një vlerë të çuditshme, vetëm 8 milion lekë ose afërsisht 60 mijë euro. Dhe në 28 gusht (tre muaj më pas) shtetasi izraelit Ofer Nimrodi i shiti aksionet e tij prej 15 përqind kompanisë izraelite Great Chance Tch Ltd në vlerën 1 milion e 800 mijë euro, po aq sa i kishte blerë nga Canollari.
ajola01
dokument1 dhjetori