Një garazh i pasur.. Me çfarë? Me super makina, sigurisht. Ky është rasti i Cristiano Ronaldos, të cilit nuk i mungon asgjë. Veçanërisht për sa i takon makinave, ka një koleksion që të apasionuarit e tyre do ta kishin zili.

Ylli i Juventusit ka për të gjitha shijet, dhe përmes Instagramit ka shfaqur modele mahnitëse. Ardhja e fundit, falë prezencës numër 400 në Champions, është Chiron Bugatti, xhevahiri i radhës i koleksionit marramendës të portugezit.