hajdarmataj

Javët e paqes, kanë shkaktuar tek PS dhe PD shenjat e para të një krize identiteti. Dilemat ndjehen më shumë në PD, pasi socialistët kanë një kundërshtar solid brenda të majtës, siç është LSI.

Në pamundësi për të hedhur baltë mbi socialistët, për të cilët thonë se mund të jenë ende në koalicion pas zgjedhjeve, ish deputetja e PD-së, Rudina Hajdarmataj është kapur me Blendi Fevziun.

Ndërsa ky merrte në intervistë Bashën, Hajdarmataj shkruan se Fevziu merret me thashetheme.

“Bravo #LulzimBasha. Në një televizion publik flitet me publikun dhe për interesin publik edhe pse gazetari tenton të merret me thashetheme”, shkruan ajo në Facebook.

Rudina Hajdarmataj ka mbetur jashtë listave të PD për arsye që nuk dihen.