ra

Në komunikimin që kryeministri Rama pati sot me mediat, pak pasi kishte firmosur peticionin për vettingun, ai u shfaq disa herë nervoz me gazetarët. Në disa raste injoroi pyetjet e gazetarëve, si dhe i kritikoi ata për të lexuar pak më shumë.

Por një prej pyetjeve që iu bë më shpesh ishte ajo për anëtarët e komisionit të vettingut, për të cilën Kuvendi do të mblidhet të hënën në orën 18:00.

I pyetur disa herë se si do të procedohet pa opozitën, Rama e nuk pranoi të përgjigjej, ndërsa i drejtohej gazetarëve me indiferentizëm e aty-këtu me ndonjë batutë ironike. Lidhur me kërkesën e opozitës për qeveri teknike, kryeministri u shpreh se “jemi gati të diskutojmë për çdo gje”, por përjashtoi mundësinë për qeveri teknike.

/LAPSI.AL/