policia-tatimore
Pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin për procedurat tatimore, i cili parashikonte 10 –fishimin e gjobave për bizneset që kapeshin në shkelje, biznesi kërkon edhe ndryshim të kodit penal. Ligji u shoqërua edhe me ndryshime në Kodin Penal, të cilat për herë të parë sanksionojnë dënime me burg për administratorët apo pronarët e biznesve që operojnë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Kryetari i Shoqatës për Mbrojtje e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, që e dërgoi ligjin në “Kushtetuese” thotë se tani radhën e ka Kodi Penal. “Po konsultohemi me një grup shumë të mirë avokatësh të njohur në treg. Kam bindjen se do e çojmë dhe këtë në Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh ai për Ora Neës. Sipas Neranxit 220 biznese janë gjobitur me rreth 500 mijë lekë të reja secila në 11 ditë që nga hyrja ne fuqi e ligjit per proçedurave tatimore. Ai thotë se do të kërkohet dëmshpërblim për efektet e ligjit, deri në momentin kur u pezullua nga Gjykata Kushtetuese më 23 dhjetor.