Pasi një punonjës rezultoi pozitiv me COVID-19, ambasada shqiptare është mbyllur përkohësisht.

Duke sqaruar situatën, ambasada thekson se puna do të vijojë të jetë e pezulluar deri në marrjen e përgjigjeve për të gjithë punonjësit e saj.

Në faqen zyrtare të “Facebook”-ut, ambasada bëri me dije se janë dezinfektuar të gjitha ambientet, si dhe i bëri thirrje qytetarëve që mos të paraqiten pranë këtij institucioni.

“Duke kërkuar ndjesë për mbylljen e beftë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, ju njoftojmë se në kushtet e marrjes së informacionit në orët e vona të ditës së djeshme për infektimin e një specialisti të Ambasadës, i cili pas kryerjes së testimit përkatës rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, ishim të detyruar të ndërmerrnim masa urgjente dhe ekstreme.
Gjithashtu, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë sistemi ka pësuar një defekt teknik, të cilin po e zgjidhim dhe ndërkohë janë marrë masa të menjëhershme për dezinfektimin e të gjitha ambienteve të Ambasadës”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.