mhill-fufi1
Deputeti i Lezhës Mhill Fufi ka folur për arsyet që e çuan të thyejë vendimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike duke qëndruar në Kuvend dhe duke votuar pro për ligjet që i takojnë reformës në drejtësi. Në një komunikim me mediat deputeti tha se nuk ka ende një njoftim nga Partia Demokratike për përjashtim të tij nga grupi parlamentar. Ai tha se me lajmin është njohur vetëm përmes medias. Deputeti Fufi thotë se nuk ka qenë në dijeni me vendimin e grupit për të mos votuar pr/ligjet.

Pas seancës së të enjtes selia blu njoftoi përjashtimin e deputetit Mhill Fufi nga grupi i saj parlamentar. Argumenti ishte se ai kishte thyer vendimin e grupit të PD, duke qëndruar në seancë kur deputetet e tjerë të PD-së u larguan. Gjatë seancës deputeti Mhill Fufi qëndronte i vetëm teksa shihej se herë pas herë të komunikonte edhe me deputetin e LSI-së për Lezhën, Gjovalin Kadeli.

Mëhill Fufi u bë i njohur gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit pas përplasjes me armë më militantin e LSI, Gjon Gjoni të cilin e akuzoi për blerje votash. Gjoni humbi jetën ndërsa Fufi dhe kushëriri i tij, u plagosën. Fufi u bë deputet i i Lezhës pas dorëheqjes së Vasil Bicajt. Emri i Fufit u përmend edhe nga Tom Doshi kur deklaroi se Ilir Meta kishte urdhëruar vrasjen e të dyve.