basha-proteste-PD_0

Pas takimeve që pati me ministrin gjerman dhe atë holandez, Kryetari i Partisë Demokratike foli para mbështetësve në çadrën para kryeministrisë. Ai u shpreh se nuk ka kthim edhe pas kritikave të bëra faktori ndërkombëtar.

“Nuk ka forcë mbi “dhe” dhe  forcë mbi tokë që ta bëjë Lulzim Bashën që të shkelë me këmbë vullnetin tuaj dhe sakrificën tuaj. Kjo iu nderon si qytetarë, si prindër, si të rinj dhe të reja dhe na nderon të gjithëve si demokratë për t’i qenë në krye Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk do humbasin durimin me miqtë tanë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne do ja dalim për tek ëndrra jonë për Republikë të re. Ne jemi të vendosur që së bashku me ju, orë për orë dhe ditë për ditë do të shpalosim para miqve tanë të vërtetat. Pa i njohur këto të vërteta askush nuk e ndihmon Shqipërinë. Nuk ka rrugë tjetër deri në krijimin  e një qeverie  teknike  për të garantuar zgjedhje të lira. Ka vetëm një rrugë. Shushunjat e republikës së vjetër u them që të mos hanë mjaltë kaq shpejt. Ne nuk kthehemi pas me partinë e krimit dhe të korrupsionit”  – tha Basha.