kandidatet
Pas dorëheqjes nga gara një ditë më parë të Greta Koçit, e cila zyrtarisht u tërhoq për motive personale, sot, dy kandidatë të tjerë për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë tërhequr gjithashtu. Lisandër Hoxha dhe Enri Ceno bëhet me dije nga burime zyrtare brenda PD-së, se kanë lënë në mes garën, për shkak të rezultateve të dobëta. Tashmë kanë mbetur vetëm tre kandidatë, të cilët po marrin pjesë në debate dhe votime me të rinjtë demokratë në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Belind Këlliçi, Ervin Salianji dhe Oriela Nebijaj janë kandidaturat prej nga do të dalë kreu i Forumit Rinor të PD