d

Futbolli ishte profesioni që ushtroi dhe falë aftësive të mira arriti të bëj një karrierë mjaft të shkëlqyer.

Bëhet fjalë për David Beckham i cili njihet si një ish futbollist profesionist ku ka luajtur me Manchester United, Preston North End, Real Madrid, Milan, LA Galaxy, Paris Saint- Germain, dhe për kombëtaren Angleze.

Por tashmë pas tërheqjes nga ky profesion, siç e ka deklaruar edhe disa herë më parë do t’i futet botës së aktrimit, e në fakt kështu po ndodh.

“King Arthur” do të jetë filmi që Beckham do të debutojë për herë të parë e këtë film do të mund ta shohim gjatë këtij muaji, premiera botërore është më 12 maj.