pres-nishani-kryet-bashk-peshkopi-ilir-krosi-31

Një tjetër kryebashkiak paditet në prokurori, këtë herë një kryebashkiak i PD-së.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të kallëzojë penalisht kryetarin e bashkisë Peshkopi, z.Ilir Krosi për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas Inspektoriatit, Krosi nuk ndaloi disa ndërtime të paligjshme

Po me të njëjtën akuzë kallëzohen penalisht nga IKMT edhe kryeinspektori aktual i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Peshkopi, z. Gafur Gazidede si dhe ish kryeinspektorët e këtij inspektoriati, z. Halil Zhuka dhe Dilaver Drizi.

IKMT kërkon nga institucionet e drejtësisë edhe marrjen e masës së pezullimit nga detyra për kryetarin e Bashkisë Peshkopi dhe kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Peshkopi.

Krosi nuk ndaloi disa ndërtime të paligjshme 

“Janë të paktën shtatë raste, kur këta shtetas nuk kanë vepruar sipas parashikimeve ligjore në fuqi, për ndalimin e punimeve të kundërligjshme të kryera në territorin e bashkisë së Peshkopisë, duke shkaktuar me mospërmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore, dëmtimin e territorit.

Nga kryeinspektori dhe paraardhësit e tij të kallëzuar, nuk janë marrë masat përkatëse për parandalimin e këtyre punimeve të kundërligjshme, duke mos vazhduar procedurat ligjore dhe duke mosrespektuar afatet për zbatimin e vendimeve të marra.

Ndërsa nga ana e kryetarit të bashkisë, si Autoriteti i vetëm i Planifikimit në këtë bashki, nuk është marrë asnjë masë konkrete ligjore për të parandaluar ndërtimet e kundërligjshme, për të krryer kontrollin e zhvillimit të territorit dhe për të kryer drejtimin e zhvillimit të territorit,” thuhet në njoftimin e IKMT-së