Capture_61

Zakonisht radha është e ndryshme: I pari godet Berisha, pastaj e pason Lulzim Basha. Ndërsa këtë herë rolet janë këmbyer. Pasi kryetari de facto i PD-së e shigjetoi nga çadra Henri Çilin, një nga ish mbështetësit e tij më të mëdhenj, sot të njëjtën gjë ka bërë edhe doktori. Pa e përmendur me emër, por me nëntekst të qartë, ai tha se universiteti i tij është kthyer në një Institut të Studimeve Marksiste sipas modelit të Nexhmije Hoxhës, pasi ka shkelur ligjin e depolitizimit dhe e ka kthyer institucionin në strofkull të organeve të krimit shtetëror.

Ish kryeministri nuk diti të përmbahet me drejtuesin e universitetit dhe e etiketoi si “sharlatan”. “Edi Rama ka krijuar mafien e tij. E dini dhe ju se Shqipëria ka rreth 50 universitete publike dhe private. Asnjë universitet publik, asnjë përveç njerit privat, nuk merr përsipër të shkelë rregullin e depolitizimit, po është një universitet i cili është bërë si Institui i Studimeve Marksiste të Nexhmije Hoxhës. Ky është universiteti “Kristaq Rama”!

Tani unë dua t’i them Rektor- Presidentit të tij: Zotëri, liritë, për të cilat keni luftuar, të njohin të antarësohesh në Partinë Socialiste, të bëhesh nënkryetar i saj, të marrësh çdo funksion dhe kjo është liria jote. Por të shndërrosh universitetin, në kundërshtim me ligjet, në strofull të organeve të krimit shtetëror do të ketë pasoja të rënda dhe i paralajmëroj, iu bëj thirrje studentëve t’i tregojnë vendin këtij sharlatani, t’u tregojnë vendin atyre që për xhepat, për korrupsionin, kërcënojnë diplomat tuaja, për t’u berë të pavlefshme në aktin e parë të fitores së demokracisë”, tha Berisha.