Pas takimeve në Bruksel dhe protestave para Parlamentit, aktorët ndërkombëtarë në vend po vijojnë të zhvillojnë takime me krerët e opozitës.

Sot Lulzim Basha priti në zyrën e tij në mëngjes ambasadorin e Britanisë së Madhe. Ndërsa pak më parë raportohet se në zyrën e tij ka mbërritur edhe ambasadorja gjermane.

Susanne Schutz ka mbërritur në mesditë në selinë e PD-së.

Ende nuk janë bërë me dije detaje rreth qëllimit të këtyre takimeve, që vijnë në një periudhë krize të thellë politike në vend.