Në kulim e debatit për protestën e banorëve tek ‘Unaza e Re’, Erion Veliaj reagon duke e quajtur Partinë Demokratike ‘partia e shpellës’.

Kryebashkiaku publikoi një foto nga Tirana gjatë kohës së qeverisjes demokratike. Në foto shihet gropa ‘Sejdia’. Veliaj thekson se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte kail ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më. Po ashtu ai ironizon PD-në, duke e quajtur atë ‘Partia e shpellës’.

“’Urban Pool”. Një foto e Tiranës nga Robert Pischler në zenitin e qeverisjes SHQUP-ore të kryeqytetit. Kur i referohem “partisë së shpellës” kam parasysh lehtësinë e papërballueshme me të cilën janë kail ta kthejnë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash! #NeverAgain”, shkruan Veliaj në Twitter.