dhimiter-muslia
Pas dorëheqjes së Mark Frrokut nga Partia Kristian Demokrate, Këshilli Kombëtar i kësaj partie zhvilloi sot mbledhjen, duke pranuar dorëheqjen e Frrokut, si dhe vendosi kryetarin e ri.

Ai do të jetë Dhimitër Muslia, ish-kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet e fundit lokale, por që më pas u tërhoq.

Muslia do të jëtë kryetar deri në mbajtjen e kongresit të partisë. Mark Frroku dha dorëheqjen fillimisht nga mandati i deputetit dhe më pas nga kreu i partisë.

Ai ndodhet në burg, për llogari të drejtësisë belge, për një vrasje të në vitin 1999.

Po kështu ndaj tij vijon edhe gjykimi për dosjen “Doshi”, si dhe për fshehje të pasurisë.