Ndërsa nga Tirana zyrtare nuk ka një qëndrim të qartë pro ose kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, vjen një vendim nga opozita shqiptare.

Partia Demokratike po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve.

Rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës.

Rezoluta që po përgatit Partia Demokratike mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian.

Ideja e korrigjimit të kufijve u hodh nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi por u kundërshtua gjerësisht nga forcat politike në Kosovë.