Parlamenti i ri që do të nisë në muajin shtator do të ketë shumë deputetët të rinj. Ndërkohë që nga grupi i deputetëve të vjetër, 3 janë ata që kryesojnë si më jetëgjatët në Kuvend; Sali Berisha, Gramoz Ruçi dhe Pandeli Majko.

Shumica e deputetëve të vjetër si Namik Doklen, Arta Daden, Valentina Leskajn, Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, Genc Ruli etj., nuk u rikandiduan më për deputet, duke ngelur jashtë parlamentit.

Nga ana tjetër, përveç shumë të rinjve që do të futen në sallën e Kuvendit për herë të parë, mësohet se 4 prej tyre janë akoma studentë.

2 prej këtyre studentëve janë të LSI-së, Kejdi Mehmeti dhe Floida Kërpaçi, si dhe deputetja e PDIU-së në Dibër, Reme Lala, e cila po ashtu është studente. Mehmeti vazhdon studimet për Inxhinieri, Kërpaçi për mjekësi dega Farmaci, kurse deputetja Lala vazhdon studimet për degën Financë.

Ndërsa studenti i katër, por që ka mandat deputeti është Anduel Xhindi i PS. Sipas CV-së së tij të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Xhindi ka deklaruar se po vazhdon fakultetin e Ekonomisë që prej vitit 2006, por ende nuk e ka përfunduar atë.