Familjet më të pasura në botë planifikojnë të alokojnë më shumë para në fonde te kapitalit privat, ndërkohë që kjo klasë e aktiveve i ka shpërblyer ata me 15.5% kthim nga investimet në vitin 2017, sipas një sondazhi të UBS.

Thuajse 311 fonde që manaxhojnë pasuritë e familjeve super të pasura janë anketuar nga banka zvicerane.

Rritjet e forta në vitin 2017 ndjekin një kthim mesatar prej 7% në 2016-ën dhe erdhën kryesisht nga aksionet e listuara në tregjet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, që gjeneruan një kthim prej 23% dhe 38% në mënyrë respektive.

Kapitali privat, solli një kthim prej 18%. Për vitin 2018, fondet presin që investimet në kapitalin e përbashkët direkt të sjellin kthimet më të mëdha, në 13%, ndjekur nga fondet e kapitalit privat, në 11% dhe investimet direkte në prona të paluajtshme, në 8.4%.

Investimet në kapitali privat përfshijnë bllokimin e parasë në një sipërmarrje për shumë vite, ndryshe nga aksionet e listuara që mund të shiten shpejtë.

Portofoli mesatar, në rreth 808 milionë dollarë, u alokua në masën 28% në aksionet e listuara, 16% në titujt e borxhit dhe 46% në alternativa të tjera si kapitali privat dhe pronat e paluajtshme.

Sipas sondazhit, 3.3% ishte investuar në lëndë të para dhe 7% qëndronte në para cash. Investimet në fondet mbrojtëse vazhduan në rënie, për shkak të performancës së dobët dhe tarifave të larta.