Blushi_4

Ben Blushi parashikon se 18 qershori ka mundësi të jetë një ditë zgjedhjesh pa zgjedhës.

Sipas kreut të LIBRA-s, ky është fundi i republikës që nuk i garanton dot qytetarëve të vet të drejtën e votës.

“Në Kavajë ka zgjedhje, caktohet data e zgjedhjeve por asnjë kandidat nuk merr pjesë. Kështu ka gjasa të ndodhë edhe me 18 Qershorin, të jetë një ditë zgjedhjesh pa zgjedhës. Një ditë zgjedhjesh ku partitë marrin të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Më vjen shumë keq që kjo po ndodh. Ky është fundi i kësaj republike që nuk i garanton dot qytetarëve të vetë të drejtën e votës”,- thotë Blushi.

Gjatë një komunikimi live në Facebook, Blushi tha se Edi Rama dhe Lulzim Basha merren vesh për të bllokuar reformën në drejtësi, po nuk arrijnë dot një marrëveshje deri më 18 qershor.

“Ata do vazhdojnë të negociojnë për të pasur një mosmarrëveshje. Këta po merren vesh për të bllokuar reformën në drejtësi, për të bllokuar zgjedhjet, por nuk do mund të arrijnë dot një marrëveshje deri më 18 qershor”,- tha Blushi