arian-cani-1-780x439_2

Partia Demokratike do hyjë në zgjedhje.

Duke komentuar aktualitetin politik, Arian Çani tha se palët janë ende në procesin e komunikimit dhe PD do hyjë në zgjedhje, por kjo do ketë risk pasi Basha do marrë kritika të shumta për veprimet aktuale.

Sipas Çanit, sot SHBA dhe BE kanë një fotografi të Bashës dhe Ramës, që tregon se Rama është ulur për të negociuar, dhe rrjedhimisht kjo shfajëson sado pak Lulzim Bashën.

“Më intereson më shumë rezultati sesa procesi i ditës së sotme. Basha tha se nuk do ketë bojkot, pra çfarë do ketë? Mendoj se jemi në procesin e komunikimit. Mendoj se partia që Basha drejton do hyjë në zgjedhje, por nuk di datën e saktë. Do ketë risk kur të hyjë se do i turren duke i thënë se ti na turpërove me këtë që bëre. Qëllimi sot është që opozita ti japë një fotografi perëndimit. Sot në BE dhe SHBA ka një fotografi që thotë se Basha s’ka dhe aq faj se ndryshe pse do hynte Rama në negociata. Fotografia e Shqipërisë sot është ajo e krizës. Sot nuk del më njeri të thotë që është krizë e PD si më parë, por krizë politike”- tha Çani në emisionin “Studio e Hapur”.