të lexuarat
Paralajmërimi i gazetarit: Shumë shpejt do të ketë arrestime edhe nga Partia Socialiste

31 minuta më parë

I ftuar në studion e emisionit ‘Opinion’, gazetari Artan Hoxha është shprehur lidhur me arrestimet e disa ish-drejtorëve të ARRSH-së për abuzimet në rrugën Gjinar-Elbasan.

Ndër të tjera, Hoxha u shpreh se e njëjta prokurore Elisabeta Imeraj, që çoi para akuzave Tahirin ka çuar para akuzave edhe ish-drejtorët e rrugëve.

Hoxha tha se nuk duhet të etiketohet forca politike që këta drejtorë kanë përfaqësuar, sepse shumë shpejt do të ketë arrestime edhe nga Partia Socialiste, në të njëjtën çështje.