Papunësia është rritur në muajin gusht në zonën euro, për të pestin muaj radhazi në sfondin e krizës shëndetësore, duke prekur 8,1% të popullsisë aktive, njoftoi sot Zyra Europiane e Statikave.

Në korrik, përqindja e papunësisë arriti në 8% (shifër e aktualizuar), pas 7,8% në qershor, sipas Eurostat.

Numri i të papunpve është rritur me 250 000 persona në një muaj, ndërkohë që njoftimet për largime nga puna janë rritur gjatë verës.
Për Bashkimin Europian në tërësi, treguesi ndoqi të njëjtën tendencë edhe pse në një nivel më të ulët, duke arritur në 7,4% në gusht, pas 7,3% në korrik.

Mes të rinjve, nën 25 vjeç, shkalla e papunësisë u rrit në gusht në 18,1% në zonën e euros, nga 17,8% në korrik.

Shifrat e Eurostat, megjithatë, nuk marrin plotësisht parasysh vështirësitë e tregut të punës, i cili vuan më shumë nga kriza sesa tregohet nga rritja relativisht e moderuar e shkallës së papunësisë që nga pranvera.