Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zbuloi pse pengohet lëvizja e lirë e mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës.

I ftuar në emisionin “Përballë”, Majko tha se bizneset nuk lejonë hapjen e kufirit me Kosovën.

“Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë “prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua konçesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, nuk më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim..

Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi.

Sikur ta vendoste në fokus të interesave ia kisha bërë hallall, por ngandonjëherë vendimmarrja nën lobingun e biznesit është për të qarë hallin dhe nëse ka një pamje të ulët të keqtrajtimit që biznesi po i bën politikës është moslënia e lëvizjes së lirë të njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës, është në nivelin e krimit”, tha Majko.