re

Pas më shumë se dy javë në çadër, siç duket opozitës i ka sosur durimi.

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Edi Paloka, ka folur me tona të ashpra dhe bëri një deklaratë të fortë nga çadra e opozitës.

Nëse ai do guxojë pas 18 qershorit pa pasur mandatin e shqiptarëve të hyjë në zyrën që nuk i takon më, se si do ta tërheqim pas flokësh apo pas ndonjë gjë tjetër…kjo pak rëndësi ka”, tha Paloka gjatë një interviste për Neës 24.

Ai komentoi gjithashtu idenë që po qarkullon prej ditës së djeshme se nëse PD-ja nuk do të çojë sot emrat e anëtarëve të komisionit të Vettingut, vendin e saj do ta zërë PDIU-ja.

“Ky do ishte fundi. Do vërtetonte atë që kemi kohë që e themi. Rama si një Putin i vogël sepse ai kërkon të emërojë opozitën. Ky do të ishte fundi për të dhe për ata që ka rrotull”, theksoi më tej kreu i grupit të PD-së.