Protesta-e-PD_2

Protestën e opozitës dhe protestuesit që do të vijën nga rrethet do t’i drejtojnë 3 deputetë të PD-së. Mësohet se protestuesit do të grumbullohen në tre pika kryesore, Të gjithë protestuesit që vijnë nga Veriu do të grumbullohen në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, nën drejtimin e deputetit Edi Paloka.

Nga ana tjetër grupimi i dytë do të mblidhet tek Liceu Artistik nën kryesimin e deputetëve Arben Imamit dhe Edmond Spaho. Këtu do të grumbullohen protestues nga Elbasani, Korça etj. Grupi i tretë do të mblidhet tek Shkolla Teknologjike dhe ish-stadiumi “Dinamo”, ndërsa në krye të protestuesve do të jetë deputeti Arben Ristani.

Opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të dëmtohet asnjë lule. Ndërkohë forca të shumta policia kanë blinduar rrugët në Tiranë për ruajtjen e institucioneve dhe qetësisë publike.