Edi-Paloka-Kuvend_0

Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare nuk munguan debatet, replikat dhe batutat në qendër të së cilës u vu kreu i LIBRA-s Ben Blushi. Ai kritikoi opozitën se çadra nuk arriti të bëjë dot realitet asnjë kauzë të saj dhe se tashmë ka hyrë në një qeveri me Edi Ramën. Por kjo nuk i ka pëlqyer kreut të grupit parlamentar të demokratëve Edi Paloka që e ka cilësuar Blushin si një politikan që bën si i “virgjër”.

“Na vjen këtu si i virgjër, ka ardhur këtu me votat e PS. Na luan të virgjrin dhe na tregon çfarë duhet të bënte çadra. Nuk jemi këtu për të dëgjuar të virgjrit që janë qepur pas zhvirgjërimit”, – u shpreh deputeti Edi Paloka.