mirdite-100-vjecarja
Pasi e lanë prej muajsh në terr, duke i ndërprerë energjinë elektrike sepse nuk kishte mundësi të paguante, sot është ndarë nga jeta.

Bëhet fjalë për një të moshuar 91-vjeçare nga fshati Fang i Mirditës. Barbulla Pepa jetonte e vetme në kushte të varfërisë ekstreme.

Fqinjët e saj e kanë gjetur të vdekur në shtëpinë tejet të vjetër dhe pa kushtet më minale. Po fqinjët kanë hapur dyert për mort për nënë Barbullën.

Rreth një muaj e gjysmë më parë përmes medias ajo i bëri apel OSHEE-së t’i rilidhte energjinë sepse nuk kishte mundësi ta paguante, por thirrjet e 91-vjeçares ranë në vesh të shurdhët.