ambasadori-i-osbe

Ambasadat e huaja në Shqipëri nuk reaguan asnjëherë për situatën e kanabisit, pavarësisht shifrave të larta të kultivimit apo trafikimit të drogës që ende bllokohet në Adriatik dhe Greqi. Është hera e parë që ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt prononcohet për këtë temë. Ai ka thënë se Shqipëria duhet të zbatojë një plan të detajuar kombëtar në luftën kundër kanabisit. Deklarata u bë gjatë një takimi me studentë në Universitetin e Arteve me temë “Vizioni i OSBE dhe sfidat kulturore”, Borchardt tha se ecja e ngadaltë e reformës në drejtësi vonon proçesin demokratik në Shqipëri. Ambasadori i OSBE theksoi se vendi ynë ka shumë sfida përpara, ndër to edhe zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.