Sekretariati i Kuvendit u mblodh ditën e sotme pas kërkesës së opozitës për anulimin e ligjit të Teatrit Kombëtar.

Opozita në ankesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi thuhet se janë manipuluar votat , pasi kanë votuar dhe deputetë që nuk kanë qenë prezentë.

Pas investigimit të bërë lidhur me procesin, Sekretariati për Procedurat dhe Votimet në Kuvend ka rrëzuar kërkesën e PD-LSI për shpalljen të pavlefshëm të votimit dhe përsëritjen e tij.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, foli për një skenar pas këtij votimi. Ai tha se zotit. Bitri i kishin lënë kartën e Tavos në tavolinën e tij me qëllim për të prishur votimin.

Opozita në shenjë proteste bojkoi seancën e sotme plenare.