basha-aleatet-473x310

Ndryshe nga çfarë u raportua pak pas mbarimit të mbledhjes me dyer të mbyllura në selinë e PD-së mes Lulzim Bashës dhe aleatëve, se aleanca opozitare do të bojkotojë zgjedhjet, Basha ka pretenduar t’i hedhë poshtë këto zëra.

Basha u shpreh se nuk ka për të pasur bojkot zgjedhjesh, pasi nuk do të ketë zgjedhje fasadë me krimin. Por gjatë bashkëbisedimit me gratë në orën 18:00 tek “Çadra e Lirisë”, Basha nuk preçizoi se çfarë do të bënte nëse zgjedhjet do të zhvillohen.