kanabis_1
Policia vijon operacionin masiv antikanabis në zonën e Dukagjinit. Sipas njoftimit zyrtar deri më tani janë evidentuar 34 parcela me 3.780 bimë. Në terren veprojnë 400 forca policore të ndara në 25 grupe pune. Në operacion veprojnë forcat speciale Renea, Fnsh-të dhe policia lokale Shkodër. Operacioni drejtohet nga Drejtori i FLO dhe Drejtori i Policisë Shkodër. Forcat gjatë natës janë dislokuar në zonën e Pogut.

Një ditë më parë policia ka shkatërruar 173 parcela me 32.676 bimë kanabis në territorin e fshatrave Plan,Gjurë,Kujë dhe Temal. Por ajo që të bën përshtypje më shumë është fakti se nuk raportime për kultivues të arrestuar, a thua këto parcela me kanabis kanë mbirë vetë e janë rritur pa përkujdesjen e dikujt.

Ndërkohë kur kemi të bëjmë me asgjesim të disa dhjetra bimëve, zakonisht raportohet për arrestimin e ndonjë të moshuari. Me siguri që parcelat e mëdha, me mijëra rrënjë janë në pronësi të të “fortëve” apo njerëzve të lidhur me strukturat shtetërore. Gjatë këtij viti janë nga veriu në jug pati kultivim masiv të kanabisit. Në jug është problematike Tepelena, ndërsa në veri zona e Dukagjinit