Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ishte i ftuar emisionin ‘Rubrika sportive’ ka folur mes te tjerash edhe për akuzat e opozitës se ai ka lidhje me kokainën e kapur në Durrës në një kontejner bananesh. Ai i ka konsideruar akuzat si sajesa dhe tha se nuk ka lidhje me kokainën dhe me çështje tenderash.

“Për sa i përket akuzave të fundit, që më lidhin mua me kokainën, janë sajesa, unë nuk kam lidhje. Të gjithë ata që më njohin mua, e dinë që unë nuk kam lidhje me këto çështje. As me punë tenderash, asnjë lloj gjëje të ngjashme. Po këto janë gjëra që sajohen në këtë fshatin tonë”, – u shpreh Olsi Rama.

Olsi Rama foli edhe për marrëdhënien me vëllain, kryeministrin Edi Rama.

“Marrëdhëniet me Edin? Unë se pyes atë për punët e tij, ai s’më pyet mua për punët e mia, në aspektin profesional nuk i hyjmë njëri-tjetrit në punë”, – tha ai.

FacebookTwitter