15

Zgjedhjet që po e presin Kosovën, kanë shkaktuar shumë polemika e na kanë paraqitur shumë surpriza.

Mirëpo reperin kosovar 2Po2, koalicionet parazgjedhore që u lidhën në mesnatën e së martës e kanë irrituar fort. Aq fort është nervozuar, sa ka folur në një gjuhë të ashpër për politikanët në një postim të tijin në Instagram.

“Populli jem, lopët e mia. Politika, hipokritë”, ka shkruar Besniku, duke iu referuar koalicioneve parazgjedhore, që befasuan me nënshkrimet e marrëveshjeve (PDK+AAK+NISMA), kur vetëm disa orë më përpara i vinin vija të kuqe njëra tjetrës.