dhuna-560x300
Shënohet një tjetër rast i dhunës në familje. Policia e Korçës raporton se në fshatin Pojan, nusja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj 80-vjeçare.

I.Sh, 35 vjeç do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë me akuzën e dhunës në familje, ndërsa Gjykata ka lëshuar urdhër mbrojtje ndaj vjehrrës M.Sh.

Por zinxhiri i dhunës nuk mbaron me kaq. Urdhër mbrojtje është lëshuar edhe ndaj nuses, ndaj së cilës është ushtruar dhunë fizike e psikologjike nga bashkëshorti i saj A.Sh, 43-vjeç.