Lulzim Basha ishte në zonën më të dëmtuar nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë për t’u takuar me banorë që ndihmat i shohin vetëm në televizor. Në Novoselë të Vlorës një grua i tregoi Bashës përgjigjen që kishte marrë nga Dritan Leli kur i kishte kërkuar ndihmë.
“Dritan Leli më tha mua nuk ta solla unë shiun. I kërkova bar për bagëtinë se po më ngordhin matanë. S’ta solla unë shiun, më tha dhe ta ngrije barin se u lajmërua për 3 ditë. Kush ta ngrinte i thashë. Ta ngrinte çupa, më tha. I thashë mos më jep mend mua dhe i thashë ik” tregoi gruaja.
Një tjetër banor i zonës i tha Bashës se nuk ka marrë asnjë ndihmë: Dalin në televizior me paturpësinë më të madhe dhe thonë kemi sjellë ujë e ju kemi sjellë këtë dhe atë.
Basha: Ju kanë sjellë gjë?
Banori: Deri tani nuk ka ardhur njeri. Zero.
Basha: U kanë sjellë ujë apo ushqim?
Banorët: Jo jo fare”
Banorët denoncuan edhe mashtrimin e qeverisë me dëmshpërblimet për vitin 2015. “Kryeministri na tha nga A dhe Zh do dëmshpërblehen të gjithë personat. këtu kemi llogaritë bankare dhe dëmin e vitit 2015 dhe asnjë nuk na ka dëmshpërblyer. Të parat, mbetën ato. Ndërsa tani nuk na vjen njeri të na shikojë” u shpreh një tjetër.
Basha ishte edhe në Darzezë të Fierit një zonë e izoluar, ku banorët përdornin varkat për të komunikuar me pjesën tjetër.
“Basha: A ju kanë sjellë ndonjë ndihmë?
Banore: Jam e përmbytur dhe nuk kam asnjë lloj ndihme.
Banor: Kemi nevojë për shumë. S’kemi ujë dhe drita të lahemi. S’kemi as ku të flemë.
Basha: JO ka ardhur njeri t’Ju ndihmojë?
Banore: Jo jo asnjë. Ti je i pari.”