Një sërë masash po merren ndaj deputetit Myslim Murrizi prej Partisë Demokratike, për shkak se nuk pranoi të digjte mandatin e tij si deputet.

Të dërguarit e PD në Lushnje i kanë komunikuar degës lokale shkarkimin e Myslim Murrizit si kryetar. Në mbledhjen e strukturave të PD në Lushnje, dje në mesdite ishin të pranishëm deputeti i qarkut Enkelejd Alibeaj dhe sekretari organizativ i PD, Sait Dollapi.

Në mbledhje nuk kanë munguar debatet për mënyrë se si do të riorganizohet tashmë kjo degë e PD pas shkarkimit të Murrizit. Gjatë një prononcimi për median pas mbledhjes Alibeaj u shpreh se dega e PD në Lushnje dhe në Divjakë do të drejtohet në mënyrë kolegjiale nga anëtarët e kryesisë.

Myslim Murrizi është deputet i Kuvendit, por nuk përfaqëson në të, Partinë Demokratike pas shkarkimit prej saj.