tahiri_11

Kur ende nuk ka asnjë rezultat nga hetimet e grabitjes në Qafë-Kashar, dhe kur gëzhojat ende nuk janë hequr nga rruga, Saimir Tahiri u shfaq para shqiptarëve për të folur me premtime, angazhime e sfida të reja për të dhe drejtuesit e policisë. Për ngjarjen e rëndë, ashtu siç pritej fajësoi bankat, policinë private dhe qytetarët që nuk njoftuan policinë.

“Ngjarja e djeshme është shembulli më i mirë apo pasqyra më e qartë si dështojnë të gjitha hallkat paraprake që duhet të garantojnë siguri, përpara se çështja të shkojë tek Policia. U grabit një furgon që supozohej se transportonte në mënyrë të sigurt paratë e një banke. Ka disa përgjegjës. Por është e pakonceptueshme për mua që bankat të tolerojnë transportin e vlerave të mëdha monetare pa asnjë rregull sigurie. Me zero siguri.

Është e pakonceptueshme për mua si bankat dhe Policitë Private nuk marrin dhe masat më minimale që këto gjëra të mos ndodhin.” tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm nuk shfaqi asnjë shenjë përgjegjësie për spektaklin e dhunshëm që dhanë maskat pak kilometra larg Tiranës. Njësoj si në të gjitha rastet kur ka pasur ngjarje të rënda, Tahiri nga i akuzuar, kthehet në akuzues.

Në korrik të vitit 2016, pasi u grabitën 1 milion euro brenda pistës së avionëve në Rinas Saimir Tahiri sërish me ton triumfal fajësoi autoritetet e aeroportit.

“Policia i ka kërkuar aeroportit që të marrë masa për këto lloj situatat. Në rast se ai ligj do ishte miratuar, nuk do ndodhte ajo ngjarje kriminale. Ashtu siç ka plot ngjarje kriminale, do ishin parandaluar”, u justifikua Tahiri disa ditë më pas.

Në 3 dhjetor të vitit 2015 u grabitën 3 milionë euro nga blindi i një banke të nivelit të dytë. Ngjarja ndodhi në Laknas dhe skema ishte e njëjtë me këtë që ndodhi dje në Qafë-Kashar. Të nesërmen në Kuvend, fajësoi opozitën se po hedh baltë me pa të drejtë ndaj tij.

“Seancat e parlamentit janë kthyer në të neveritshme, për shkak të një grupi të vogël njerëzish, që me ç’bëjnë e me ç’thonë këtu në këtë foltore, bëjnë me turp edhe shumë të tjerë, burra e gra të ndershëm në këtë sallë, që besojnë vërtetë tek parlamentarizmi, te demokracia, te fjala e lirë e te misioni që na kanë dhënë shqiptarët për të vendosur gjëra të mëdha, që do ndikojnë jo pak fatet e qytetarëve në dekadën që vjen!” u shpreh Tahiri vetëm një ditë pas grabitjesm ne 4 dhjetor te 2015.

Në 13 Shkurt të 2015 u grabiten 2 milion euro një banke e nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit. Në të njëjtin muaj u vendos tritol në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm. Ngjarjes ishin të renda, por ministri i brendshëm vazhoi me premtimet për të vendosur rend, duke folur për një prirje të dhunshme për destabilitet.

“Gjithsesi konsideruar dhe ngjarjen e sotme në Tiranë, përfshirë dhe ato të para dy ditëve, dallohet qartazi që ka një prirje tejet të dhunshme për të destabilizuar jo pak rendin dhe sigurinë në vend. Nuk është e lehtë për mua e përsëris, për sa kohë u përfshi edhe familja ime, po nuk bën shumë dallim për detyrën që mbaj, për sa kohë përfshihet çdo familje e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë në këtë vend, përfshirë edhe familjet tuaja. Sepse unë besoj që bota e krimit kërcënon njëlloj, cilindo në këtë vend pavarësisht partisë, pavarësisht politikës, pavarësisht të gjithave” ishte deklarata e Tahirit asokohe.

Kur e dëgjon Tahirin të flasë triumfues dhe i vendosur për revansh ndaj krimit, dyshon nëse ishte realisht dje, që ndodhi grabitja e frikshme, apo e gjitha ka qenë një trillim i madh? A ka përgjegjësi drejtuesit  ministrisë dhe policisë për këto ngjarje? Apo mos ndoshta autorët janë zbuluar dhe policia ka gati një plan dhe pritet të ndërhyjë? Kjo ka pak gjasa të ndodhë, po të shohësh me vëmëndje deklaratat që Ministri i Brendshëm ka bërë pas ngjarjeve të rënda. Shpjegimi qëndron në strategjinë për të dalë krenar para opinionit publik, edhe atëherë kur dështimi është botërisht i ditur.

Në një shkrim për sjelljen publike të zyrtarëve të qeverisë Rama, Ben Blushi e përshkruan këtë strategji të marrëdhënieve me publikun, si sjellja e “krenaristëve”.

“Tipari kryesor i krenaristëve është aftësia për të qenë krenarë edhe në humbje. Krenaristët janë krenarë për gjithçka edhe kur punët shkojnë keq, edhe kur s’ka punë, edhe kur s’ka reforma, edhe kur s’ka progres. Krenaristët janë më shumë, kur shqiptarët janë më pak.

Megjithëse deri më sot s’kam parë asnjë krenarist bindës, ata nuk dorëzohen. Ata mund të përpiqen të të bindin se edhe kaosi që kanë shkaktuar prej 22 muajsh është i organizuar. Krenaristët nuk janë një qenie e panjohur, megjithëse mbeten një qenie e papritur, pra njerëz që besonim se nuk do t’i takonim më.

Një krenarist do ishte krenar edhe në kushtet kur gjithë nxënësit e një shkolle mbeten në klasë. Në këtë rast, krenaristi do thoshte: ne jemi krenarë që të gjithë nxënësit kanë mbetur në klasë, sepse kjo ka ndodhur me forcat tona. Në regjimin e kaluar të gjithë e kalonin klasën, sepse paguanin mësuesit. Prandaj jemi krenarë që kemi zhdukur korrupsionin dhe asnjë notë nuk është e pamerituar. Ja pse jemi krenarë! Si ka mundësi që ju nuk jeni?

Krenaristët nuk kuptojnë se kjo është njëlloj sikur një ekip të humbte me autogol dhe trajneri të krenohej se e kishin humbur ndeshjen me forcat e veta. Këta janë krenaristët. Ata janë krenarë për çdo gjë që bëjnë dhe madje habiten se si ne të tjerët nuk jemi krenarë për ta. Ne duhet të jemi krenarë për çdo dështim, për çdo rrënim dhe për çdo teprim. Krenaristët kanë vetëm një dyshim: nëse shqiptarët kanë aftësinë dhe inteligjencën e duhur per t’i kuptuar, por, edhe nëse nuk i kuptojnë, ky nuk është faji i tyre. Sërish ata mbeten krenarë për injorancën e shqiptarëve. Sepse krenaristët janë një idiotësi riprodhuese