bozdo1

Nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë, por Enno Bozdo është optimist për fitoren e PD-së në zgjedhje. Sekretari organizativ i demokratëve nuk e fsheh ambicien e PD-së për të siguruar më shumë se 71 mandate në Kuvend, ndërsa apelon për mobilizim të gjithsecilit në funksion të suksesit të PD-së. Ai shprehet se nuk është aspak dobiprurëse të kërkosh shkarkim e kryetarit kur sapo ka nisur fushata.

Bozdo tregon për “GSh” se nuk ndjehet i keqardhur për moskandidimin më 25 qershor, ndërkohë që zërave kritikë ndaj Bashës u kujton se: “Nuk është e ndershme dhe aspak dobiprurëse të kërkosh shkarkimin e kryetarit të një partie politike kur fushata sapo ka nisur, Fushata është ‘betejë’ dhe në ‘betejë’ disiplina është e shenjtë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të fituar këtë betejë