Ndonëse nuk ishte ne festën që bëri PS e Tiranës, Tahiri është fotografuar në një darkë festive me kryetarët e FRESSH. Pranë Tahirit qëndron ulur Artur Micko, kryetar i FRESSH në kryeqytet.

Tahiri është larguar nga funksionet e tij në Partinë Socialiste, qysh pasi shpërtheu skandali me përgjimet e Habilajve ku përmendej edhe emri i tij.

Ndërkohë që kjo darkë e tij me krerët e FRESSH duket si një festim për rikthimin e pasaportës së bllokuar dhe një lloj kundërpërgjigje për faktin se nuk ishte në festën e PS Tiranë, edhe pse deri para kohësh ishte kryetar i kësaj partie në kryeqytet.