Nora
Nora Istrefi po merr pjesë në “Dance with me”, një show televiziv ku yjet garojnë për të treguar aftësitë e veta në vallëzim.

Kushdo që ka marrë pjesë në këtë spektakël, ka humbur disa kilogram. Edhe me Nora Istrefin po ndodh e njejta gjë, ajo është dobësuar shumë.

Burime të “Indeksonline” bëjnë me dije se Nora nuk po shijon edhe aq pjesmarrjen në këtë spektakël, gjë që duket dhe reflekton edhe në ekran.

Ky format i drejtuar nga Alketa Vejsiu dhe me regji të Vera Grabockes, deri më tani nuk është se ka bërë për vete audiencë maksimale.