nora

Këngëtarja kosovare Nora Istrefi, krahas angazhimeve në karrierën e saj, i ka ndarë vetes kohë edhe për pushime, e atë disa herë gjatë kësaj vere.

Si duket Nora është e dashuruar në Ulqinin, pasi që i është kthyer këtij qyteti për të disatën herë këtë verë.

Sikurse herëve të tjera, ajo po shijon edhe këtë pushim në maksimum, së bashku me Robertin, Patrisin dhe motrën e saj, Nitën, derisa po bëhen përgatitjet finale për dasmën e tyre e cila do të mbahet më 2 shtator.