sdf_2

Me sa duket përballje me kreun e opozitës Lulzim Basha është kthyer në një lojë fjalësh e batutash. Përballjet e tyre të ashpra duket sikur i përkasin të shkuarës kur vihet re një zbultje e toneve mes tyre. Kryeministri Edi Rama ishte sot paradite i pranishëm në një takim me banorët e Njësisë 5 në Tiranë.Të ulur në një kafene, nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë me administratorin e një pallati të zonës që e kishte pseudonimin “Sadam”. Teksa ekzistojnë zërat për një koalicion të mundshëm pas-zgjedhor mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, indirekt Rama sot ka dhënë një përgjigje.
Rama: A ka shumë votues këtu?
Administratori: Po, ka rreth 900
Rama: Ou? Po qenka si Wall Street këtu. Po demokratë a ka?
Administratori: Demokratët ikën sa e morën vesh që do vish ti
Rama: Pse nuk e morën vesh ata që jemi bashkë tani.