11007598_918878098143087_1038186915_n

Lamtumire Vlora ime dashur lamtumire nëna Shqipëri ika morra
rrugën për Itali…”, kështu shkruan në rrjetin social facebook një i ri i
zhgënjyer e i lodhur me arritjet imagjinare të vendit tonë.
Shkurt dhe shqip ka vendosur të largohet, si ai janë të shumtë. Janë
zërat që paralajmërojnë një tjetër eksod shqiptar, njësoj si ai që ka
nisur tani në Kosovë, e që përjetuam dikur në Shqipëri.
“Ju do te pyesni pse lamtumire…pse? Dhe un ju pergjigjem me lot ne sy
..ky shtet na shkatërroi jeten. Mire qe nuk ka nje te ardhme po vjen
dhe na prish dhe shtepite na le ne mes te kater rrugeve mua familjen
time po ashtu dhe shume familje te tjera mbare Shqiperise nga jugu ne
veri… Si per keqardhje na ofron vetem 2 vjet qira ..I ben njerëzit te
futen ne arkivol per se gjalli ..me pak fjale nuk na le vend per te
jetuar por po na debon sikur te ishim te huaj… Edhe gjermani nuk ta
bente kete qe ta ben ky shtet :(( lamtumire Vlora ime dashur”, shkruan
qytetari.
Ketij te riu, politika i premtoi se shtepine te cilen e ka ndertuar
me kursimet e familjes do ta shpronesonte nderkohe qe si per tu tallur i
thane “vetem 2 vite qera”. Me dhimbje te madhe ai u largua nga
Shqiperia dhe ky ishte postimi i tij i fundit.